Nju-Jork, themelohet Akademia e studentëve shqiptaro-amerikanë

50

Në Queens të New York-ut, SHBA themelohet Akademia e studentëve Shqiptaro-Amerikanë.

Dega e “Vatrës” në Queens deklaroi publikisht se nisi nga funksionimi Akademia e studentëve shqiptaro-amerikanë. Akti i themelimit është firmosur nga 21 studentët e parë.

Në të njëjtën mbrëmje, dega e “Vatrës” në Queens me kryetar dr. Skënder Murtezani organizoi një veprimtari përkujtimore kushtuar 54-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të “Vatrës”, editorit të parë të “Diellit”, dhe Atit të Kishës Autoqefale Orthodhokse shqiptare, Fan S. Noli, si dhe përkujtimit të demonstratave të marsit të vitit 1981 në Prishtinë.