Nobeli për Paqen, kandidohen banorët që ndihmuan qindra refugjatë në detin Egje

223

_85364157_hero976

Banorët e ishullit grek të Lesbosit, që kanë ndihmuar të shpëtojnë refugjatët në rrugën e tyre të rrezikshme detare nga Turqia në Greqi, janë midis kandidatëve për Çmimin Nobel të Paqes, që do të shpallet në Oslo të premten, më 7 tetor.

Nominimi ka ardhur pas propozimit të grupit global të aktivistëve “Avaaz”, që ka mbledhur më shumë se 670 mijë firma në internet, për këta banorë që i quan heronj të Egjeut, të cilët kanë hapur zemrat dhe shtëpitë e tyre për të kursyer qindra e mijëra jetë njerëzish.

Burimi: Top Channel