“Nona” – Festivali i gjysheve, mijëra vizitorë dynden në Përmet (FOTO)

64

“Nona”, festivali i gjysheve, që u mbajt fundjavës në Përmet, ishte i suksesshëm edhe në edicionin e tij të tretë.

Organizimi mblodhi në shesh, përveç banorëve të Përmetit, edhe turistë të shumtë. Në sheshin e qytetit pati panair me gatime nga gjyshet përmetare, punime artizanale si dhe i shumëprituri koncerti me sazet përmetare, të mirënjohurit Vaskë Curri, Irini Qirjako, Myfarete Laze, Devis Xherahu e Fifi.

Ky ishte viti i tretë radhazi që organizohet në Përmet, kjo festë e veçantë, dedikuar gjysheve.

“Festivali i gjysheve” pati mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe bashkisë së Përmetit.