Nuk bën zhurmë, ekologjik dhe elektrik/ Testohet helikopteri i të ardhmes

13

E ardhmja e trafikut ajror urban do të jenë helikopterët elektrikë dhe jo të zhurmshëm. Volocopter ka kryer me sukses provën e parë në hapësirën ajrore të aeroportit të Romës, ndërsa mjeti i ri ekologjik i transportit pritet të jetë në treg së shpejti.

I krijuar nga një start up gjerman, sapo ka kryer edhe udhëtimin e parë në hapësirën e aeroportit të Romës Fiumicino, fluturim që ka rezultuar me sukses. Në provën e realizuar piloti fluturoi me Volocopter fluturoi për 5 min, me shpejtësi 40 km/orë dhë 40 m lartësi.

Objektivi është të fluturojë në vitin 2024 dhe do të jetë Roma ndër kryeqytetet e para në botë që do ta vërë në qarkullim, për te lidhur kryesisht aeroportin Fiumiciono me qendrën e qytetit, udhëtim taxi që do të zgjasë vetëm 20 minuta, duke evituar kështu trafikun e rënduar rrugor.

Kjo duket se eshte e ardhmja e transportit, që i jep zgjidhje edhe trafikut./Poal