Nuk do kemi nevojë të shkojmë te mjeku, mjafton t’i çojmë ADN në celular

42
epa07361777 A researcher at the University of Wageningen studies a DNA sample from a piece of sheep's wool. The research should make it clear whether the same wolf is still walking around on the Veluwe nature reserve, after a wolf was reportedly spotted on the Veluwe, centrally located in the country. Since 2013, wolves have regularly visited the Netherlands after being absent for over a decade. EPA/JEROEN JUMELET

Të shkosh tek mjeku me ADN-në në celularin tuaj, është  studimi i ri i grupit ‘’Mpeg’’, i njohur për krijimin e Mp3, Mpeg-2, Mpeg-4, Dash.

“Modeli që kam në mendje është që të bëj sekuencën time të ADN-së në telefon, kështu që nëse diçka ndodh me mua kudo në botë, mjeku mund të kontrollojë të dhënat e mia nga telefoni’’, deklaroi Chiariglione, themelues i grupit ndërkombëtar të ekspertëve.

Ideja vjen nga një startop zviceran i quajtur GenomSys, që duke u bazuar në standardin e ri ISO MPEG-G kërkoi të zhvillonte softuer për ta bërë analizën e ADN-së lehtësisht të arritshme, duke filluar pikërisht nga modeli i kompresimit të mediave dixhitale.

Komisioni i BE-së gjithashtu do të jetë i përfshirë në shkëmbimin e të dhënave, për arritjen e një revolucioni digital.