Nuk është Ajshtajni, ky është njeriu më i zgjuar në botë

68
Kur dikush pyetet për njeriun më të zgjuar në botë, mendja e tij shkon drejt e tek Albert Ajnshtajn. IQ e tij arrinte 160 në numër. IQ e Njutonit arrinte 190. Por një burrë tjetër kishte një IQ shumë më të lartë. Kjo sepse e tija shkonte nga 250 në 300.

Emri i tij është William James Sidis. Sidis u lind më 1 prill 1898 në New York. Babai i tij ishte psikolog dhe nëna e tij mjeke. Që në fillim panë shenja të inteligjencës tek djali i tyre dhe i blenë libra, me fëmijën që thithte informacione si sfungjer.

Fëmija çudibërës, vetëm 18 muajsh, mund të lexonte New York Times ndërsa në moshën 8 vjeç tashmë dinte tetë gjuhë (latinisht, greqisht, frëngjisht, rusisht gjermanisht, hebraisht, turqisht dhe pak më vonë kishte krijuar gjuhën e vet të quajtur Vendergood.

Në moshën 5 vjeç kishte shpikur një algoritëm me të cilin mund të gjente menjëherë ditën e javës, të çdo date. Babai i tij Boris e kishte kuptuar që ishte një “përbindësh” i matematikës. Në moshën 9 vjeç donte ta dërgonte në Harvard, por u refuzua për shkak të moshës. Por dy vite më vonë, do të shkruante histori.
William Sidis mbajti një leksion me temë “Përmasat e Dimensionit të Katërt” në një audiencë profesorësh të Harvardit dhe MIT, studentëve dhe anëtarëve të shtypit. Për dy orë të tëra fliste djali që ishte pranuar në universitetin prestigjioz disa muaj më parë.
Shpërndau çdo mosbesim në fytyrën e tij. Shumë prej tyre u larguan nga fjalimi duke besuar se kishin dëgjuar “rimishërimin e Euklidit”. Në audiencë, përveç babait krenar, ishte edhe kumbari po aq krenar, filozofi William James. Në moshën 14 vjeç kishte mbaruar studimet, ndërsa dy vite më vonë përfundoi bachelor-in.