Nuk ka si Luiza Gega, këmbëshpejta e Evropës thyen rekord në Itali

42

Atletja Luiza Gega është në formën më të mirë sportive. 33 vjeçarja ka vendosur një tjetër rekord kombëtar në garën e 5 kilometrave rrugë. Në Forli të Italisë, Gega ka shkëlqeyer në eventin “La notte delle stelle”, duke e mbyllur garën në vendin e parë me kohën 15 minuta e 39 sekonda. Pas shpalljes si kampione Europë në garën e 3 mijë metrave me pengesa në Mynih dhe pritjes madhështore që iu bë në Shqipëri, vajza nga Bulqiza edhe njëherë tregon se është e lindur për këtë sport.

Më këtë turne Gega u përfol nga mediat në Itali si pretendentja kryesore për të fituar, me shqiptaren që edhe pse për herë të parë në këtë disiplinë vendosi rekordin e ri. Gega pas këtij turneu do i drejtohet Afrikës, aty ku do zhvillojë një stërvitje intensive shumë metra lart mbi nivelin e detit.