Nuk ndalet Nora Gjakova, fiton tjetër medalje në Izrael

15

Nora Gjakova e ka nisur vitin 2020 me medaljen e bronztë, të fituar në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Kampionia e Evropës 2018 dhe nënkampione e 2019-tës, fitoi të bronztën në kategorinë -57 kilogramë.

Ajo mposhti në luftën për të bronztën portugezen, Telma Monteiro.Krahas medaljes, Nora fitoi edhe 700 pikë Olimpike në rrugën drejt normës Olimpike Tokio 2020.

Grand Prixi i Tel Avivit është gara e parë për 2020, e vlefshme për pikë Olimpike Tokio 2020.