Numri i ndërmarrjeve aktive, rritje me 5.6% në 2022-shin

0

Numri i ndërmarrjeve aktive (përjashtuar fermerët) shënoi një rritje prej 5.6 % në fund të vitit 2022, përkujdrejt vitit paraardhës, duke arritur 125.222.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë vitit 2022 u regjistruan 15.700 ndërmarrje të reja nga 14.946 të regjistruara gjatë vitit 2021.

Referuar të dhënave 86.5% e ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve, nga 86.6 % që ishin në vitin 2021.

Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë vetëm 1.6 % ndaj totalit të ndërmarrjeve. Kontributi i tyre në punësim llogaritet në 50.6 % në vitin 2022, nga 51.1 % në vitin 2021.

Ndërkohë, INSTAT bën të ditur se 5.3 % e ndërmarrjeve janë ndërmarrje të huaja e të përbashkëta, nga ku 43.6 % e tyre janë me origjinë nga Italia dhe 5.2 % nga Greqia.

Të dhënat tregojnë se 31.2 % e ndërmarrjeve drejtohen nga gratë, nga 31.1 % që ishte në fund të vitit 2021.

/ata.gov.al