Nxënësit e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago festojnë pavarësinë

126

Me një program të pasur kulturo-kombëtar nxënësit e shkollës shqipe,”Kongresi i Manastirit”, në Çikago kremtuan 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në qendrën kulturore kishin ardhur prindër,veprimtarë dhe mësuesit e shkollës për të kremtuar bashkarisht Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ndonëse jashtë atdheut në Amerikën e largët.

Me moton “Se nuk ka tjetër atdhe”, recitime, këngë dhe valle shqiptare e jehuan në programin kulturor në Çikago.