Nxitja e të rinjve në bujqësi, projekti që financohet nga BE

20

Për të promovuar idetë novatore në sektorin e bujqësisë dhe për të nxitur angazhimin rinor, po organizohet një konkurs mes 8 shkollave bujqësore në Shqipëri, për gjetjen e alternativave novatore në këtë sektor dhe promovimin e produkteve lokale.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po mbështet organizimin e këtij aktiviteti i cili zhvillohet në kuadër të një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian.

Iniciativa për nxitjen e të rinjve në bujqësi, synon rritjen e njohurive të nxënësve të shkollave bujqësore në Shqipëri si dhe përmirësimin e standardeve të sigurisë ushqimore në të gjithë vendin.