“Oazi”, restoranti i hapur në Belsh nga emigranti i kthyer pas 18 vitesh nga Greqia

6

Gjjithnjë e më shumë emigrantë të kthyer nga jashtë po hapin bizneset e tyre në vendin tonë, kryesisht në sektorin e turizmit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vizitoi sot një prej restoranteve të hapura rishtaz në Belsh, nga një emigrant i kthyer nga Kreta, Greqi.

“Ndalesa tek “Oazi” mes oazeve të Belshit, restoranti i hapur rishtazi nga Arseni që, i kthyer pas 18 vitesh përvojë kuzhine në Kretë, bëri zgjedhjen për të investuar në Belsh”, u shpreh Kumbaro në rrjetet sociale.

Belshi tashmë po cilësohet si, “destinacioni i turizmit të gjelbër”.

Familja e Arsenit është bashkuar për të ofruar më të mirën e kulinarisë së zonës, duke kombinuar mjeshtërisht recetat tradicionale me risitë që burojnë nga eksperienca në kuzhinë.

Raporti i INSTAT-it për turizmin tregon se, 7.5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre, jo vetëm gjatë sezonit veror por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit.

Janë 1.9 milionë më shumë se, viti 2021 dhe 18% më shumë se viti 2019, që deri tani mbante rekordin e shifrave.

Po ashtu, raporti jep të dhëna interesante të tregjeve të reja që po rriten me shpejtësi. 85% më shumë vizitorë nga Anglia; 3,7 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia; 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; 84% më shumë vizitorë nga Turqia; 2 herë më shumë nga vendet nordike; pa harruar edhe mysafirët nga Kosova, Maqedonia e hyrjet nga vendet e tjera të Ballkanit.

/ata.gov.al