Opera, balet dhe muzikal; shpallen fituesit e “Konkursit Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore”

110

U zhvillua tek ArtTurbina, “Konkursi Mbarëkombëtar i Krijimtarisë Muzikore” në gjinitë e mëdha të muzikës skenike: Opera, balet dhe muzikal.

Ky konkurs synon të zhvillojë krijimtarinë muzikore dhe të nxjerrë në pah talentin, artin dhe frymëzimin e artistëve në këto gjini dhe kërkon të inkurajojë artistët në gjinitë e muzikës skenike, duke promovuar kreativitetin, afirmimin dhe dialogun në botën emocionuese të muzikës, në një konkurs mbarëkombëtar.

Në zhanrin e muzikës skenike “Opera” u nderuan me çmim: Vasil Sofokli Tole me Operan Solemne – Skënderbeu Kryezoti i Arbërit me libret të Theofan Stilian Nolit.

Në zhanrin e muzikës skenike BALET u nderua me çmim: Fatos Qerimaj– Balet – Eho Skënderbejane, me libret të Petrit Rukës.

Në zhanrin e muzikës skenike Balet u nderua me çmimin si kompozitori më i ri:
Jetmir Zaganjori me Balet Ballkan Exspres, me libret të Stefan Çapalikut.