Poetë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi u bënë bashkë në qytetin e Bajram Currit për edicionin e tetë të Orës së Poezisë, aktivitet ky që i është kushtuar dashurisë.
Çmimin special të aktivitetit e mori poeti Kadri Tarelli, ndërsa u dhanë dhe tre çmime të tjera.
Aktivitetit i dhanë emocione të shumta edhe interpretimet e kënges dhe pjesët orkestrale nga artistet e Pallatit të Kulturës Dardania Tropojë.