OSHEE: 1628 përfitues nga skemat për shlyerjen e detyrimeve të papaguara

18

Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara ndaj OSHEE, të cilat kanë nisur zbatimin prej datës 3 prill,
janë mirëpritur nga qytetarët që duan të paguajnë me këste lehtësuese mujore.

Deri në datën 25 maj, përfitues të këtyre skemave janë 1628 klientë, prej të cilëve, 795 klientë familjarë kanë paguar me një këst të vetëm detyrimin e prapambetur deri në 31 dhjetor 2022.

OSHEE fton qytetarët të bëhen pjesë e skemave të aktmarrëveshjeve duke përfituar reduktim të kamatëvonesave, nëse shlyejnë detyrimet me një këst të vetëm.

Klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 50%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit përnjëherësh.

Ndërsa kategoria klientë jo familjarë – biznes i vogël përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 100%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit përnjëherësh.

Në skemat e aktmarrëveshjeve që do të zbatohen gjatë këtij viti, do të përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëm ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive që i përkasin vitit 2023 e në vijim.

/ata.gov.al