OSHEE: Çmimi i energjisë për furrat e bukës i pandryshuar 7.6 l/kWh

15

Tregu i furrave të bukës është zhvilluar këto 15 vjet, duke integruar shërbime produktesh të tjera.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me OSHEE Group u dakordësuan me Shoqatën e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave, në lidhje me tarifat e konsumit të energjisë elektrike, sipas tipologjisë së aktivitetit.

OSHEE njofton se, “propozimi i saj është përgatitur pas analizës së thelluar të tregut, ku operojnë rreth 2600 subjekte, në konsultim me përfaqësuesit e shoqatës dhe parashikon:

7.6 lek për kilovat për subjekte që kanë vetëm furrë buke

9.5 lek për kilovat për subjektet që kanë furrë buke, por që tregtojnë dhe produkte pastiçerie

12 lek për kilovat për subjektet që kanë furrë buke, por funksionojnë edhe si bar-kafe”.

Sipas OSHEE-s, skema e re u përshtatet nevojave në zhvillim të bizneseve dhe vendos rregull në treg me anë të tarifave të ndara sipas shërbimeve, si dhe mbron konsumatorët e furrave të bukës.

/ata.gov.al