OSHEE, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po identifikon numrin e familjeve të ngujuara që nuk shlyejnë faturat e energjisë elektrike, për të parë mundësinë e ndihmës me paketa lehtësuese.
Një mënyrë, sipas OSHEE-së, mund të jetë reduktimi i kamatëvonesave. Deri më tani janë identifikuar 64 familje të ngujuara në zonën e Shkodrës.
Duke patur parasysh situatën në të cilën gjenden, OSHEE thotë se këtyre familjeve deri më tani nuk u është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa detyrimet janë shlyer sipas mundësive.
Po ashtu, operatori thotë se është i gatshëm të punësojë edhe gratë e familjeve të ngujuara dhe se deri më tani ka punësuar 5 prej tyre në pozicione të përshtatshme me arsimin përkatës.
Burimi: Top Channel