OSHEE: Telefononi këto numra nëse jeni pa drita

423

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po ndjek me përparësi situatën e krijuar në vend si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe bore.

Nisur nga parashikimi i motit ku sipas sinoptikanëve pritet ulje mjaft e ndjeshme e temperaturave dhe reshje të dendura, gjatë ditëve në vijim, kompania OSHEE ka ngritur gatishmërinë për garantimin e furnizimit me energji të abonentëve dhe riparimin e çdo defekti që mund të krijohet në rrjetin e shpërndarjes, nga moti i keq.

Janë angazhuar në terren rreth 1800 punonjës nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE, për riparimin e defekteve në të gjithë vendin.

Me porosi të administratorit të OSHEE, z.Adrian Çela, grupet e gatishmërisë po monitorojnë 24 orë pa ndërprerje pikat strategjikë te furnizimit me energji elektrike, sidomos spitalet, hidrovorët, institucionet e rëndësisë së veçantë dhe abonentët pa përjashtim.

Deri më tani, nga të dhënat, 90% e problemeve shfaqen në zonat rurale, me rrjet të amortizuar, prej 6 kV.

OSHEE kërkon mirëkuptimin e abonentëve për problemet me furnizimin me energji që mund të shfaqen gjatë këtyre ditëve, por garanton se impenjimi i punonjësve tanë do të jetë maksimal për eliminimin e çdo avarie në rrjet dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.

Numrat e kontakteve sipas rajoneve janë:

Rajoni Shkodër

Shkodra, Kopliku, Puka dhe Lezha: 022 – 801 023 / 801 024 / 801 025 /

801 026 dhe 801 028

Rajoni Kukës

Has, Tropojë dhe Kukës: 024 222 555

Rajoni Burrel

Mirditë, Burrel, Bulqizë, Dibër dhe Laç: 021 723 221/2

Rajoni Durrës

Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Shijak, Fushë-Krujë dhe Krujë:

052 222 097 dhe 052 235 588

Rajoni i Tiranë

Tirana 1, 2 dhe 3 (Vora, Kamza dhe fshatrat)

042 355 269 / 042 355 270 / 044 528 888 / 044 505 269 / 044 505 270

Rajoni i Elbasanit

Elbasan, Peqin, Cërrik, Gramsh, Librazhd dhe Përrenjas

054 243 953 / 054 257 400

Rajoni i Fierit

Fier, Ballsh, Mallakastër dhe Tepelenë

034 210 000 / 034 210 002

Rajoni i Beratit

Berat, Skrapar, Kuçovë dhe Lushnjë

032 230 520 / 032 232 311

Rajoni i Korçës

Pogradec, Korçë, Bilisht dhe Kolonjë

082 245 919 / 082 248 310

Rajoni i Vlorës

Vlorë dhe Himarë 033 426 260 / 033 407 400

Rajoni i Gjirokastrës

Gjirokastër, Delvinë, Përmet dhe Sarandë

084 262 555 / 084 264 465