OST dhe KfW firmosin financimin e linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni

283

15094330_1128737840581031_5067932990904889265_n

Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Banka Gjermane kfW kanë firmosur marrëveshjen e financimit për projektin e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Ky projekt përfshin ndërtimin e linjës së re ajrore 400 kV, Elbasan 2 – Manastir, afërsisht 151 km, 56 km në territorin Shqiptar; zgjerimin e nënstacionit 400 kV Elbasan2 me zbarrë dyfishe 400 kV, një dalje të re linje 400 kV dhe një shunt-reaktor 120 MVAr; ndërtimin e linjës së re ajrore 400 kV, Elbasan 2 – Fier, rreth 70 km, si dhe dy dalje linje 400 kV në nënstacionin Elbasan 2 dhe nënstacionin Fier dhe zgjerimin e nënstacionit Fier me një Autotransformator 400 MVA dhe lidhjen e tij me rrjetin e transmetimit.

Kosto e përgjithshme e projektit është rreth 70 milion Euro prej të cilave: Huaja e Bankës KfW, 50 milion Euro; Grant nga WBIF, 20% e projektit, 14 milion Euro; Grant nga WBIF për projektin e detajuar të pjesës së linjës Elbasan-Kufi, 0.6 milion Euro; Kontribut i KfW për projektin e detajuar të pjesës së linjës Elbasan-Fier, 0.6 milion Euro dhe kontributi i OST, 5 milion Euro.

Parashikohet që punimet të fillojnë në vitin 2017 ndërsa projekti të mund të përfundojë në vitin 2019.