Pa radhë, pa kosto/ e-Albania lehtëson mënyrën e aplikimit për qytetarët

76

Portali e-Albania vijon të lehtësoj proceduarat e aplikimit për qytetarët. Ky portal së fundmi ka lehtësuar mënyrën e aplikimit për qytetarët që kanë harruar fjalëkalimin të cilët tashmë mund të rivendosin një fjalëkalim të ri, pa patur nevojë të dërgojnë e-mail.

Përmes një njoftimi portali e-Albania shpjegon hapat sesi qytetarët duhet të vendosin fjalëkalimin e ri për të patur akses në këtë portal.

“Nëse keni harruar fjalëkalimin dhe përgjigjen e pyetjes së sigurisë llogarisë tuaj në e-Albania, tani, ju mund ta rivendosni vetë fjalëkalimin e ri, pa qenë nevoja të dërgoni e-mail tek e-Albania. Ndiqni hapat e treguara në këtë infografik për të rivendosur një fjalëkalim të ri”. Kliko “hyrje” dhe zgjidh “Keni harruar fjalëkalimin tuaj”. Plotëso numrin personal të kartës së identitetit. Nëse nuk ju kujtohet përgjigjja e pyetjes së sigurisë, klikoni: “Keni harruar pyetjen e sigurisë”. Plotësoni numrin e telefonit dhe adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në portal. Fjalëkalimi i ri di t’ju vijë në e-mail ose në sms, sipas të dhënave të sakta, që do të plotësoni”, bën të ditur e-Albania në njoftimin e saj.

Gjithashtu e-Albania ka vënë dispozicion të qytetarëve dhe një adresë e-mail [email protected] nëse nuk kujtojnë asnjë nga mënyrat e kontaktit.

Tjetër lehtësi me e-Albania, si të veproni nëse keni harruar fjalëkalimin#eAlbania #poal

Gepostet von po.al – Portali i lajmeve te mira am Mittwoch, 19. August 2020