Pajisje të reja biomjekësore në 18 spitale dhe poliklinika

5

Investimet në strukturat spitalore, aparatura dhe teknologji kanë qenë disa nga prioritetet kryesore dhe të realizuara gjatë vitit 2022.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha sot në konferencën për arritjet e vitit 2022 dhe prioritetet e vitit 2023 se “kryeqyteti sot ka Pediatrinë e re ndërkohë që Spitali Infektiv në QSUT u rindërtua në një kohë rekord dhe është vënë në shërbim të pacientëve”.

“Laçi aktualisht ka spital të ri, në Berat është përuruar Materniteti, në Elbasan Spitali Pediatrik si dhe Qendra e Zhvillimit dhe Mirërritjes së Fëmijëve është vënë në shërbim të specialistëve dhe fëmijëve. Në serinë e investimeve janë edhe shërbime të tjera të rëndësishme si, blloku kirurgjikal në spitalet rajonale të Shkodrës dhe maternitetit “Koço Gliozheni etj”, tha Manastirliu.

Gjithashtu u tha se “18 spitale dhe poliklinika në vend janë pasuruar me pajisje te reja biomjekësore dhe katër skanera, të cilat rrisin gamën e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe me teknologji të fjalës së fundit”.

“QSUT në Tiranë tani ka angiografi të re dhe aparatura të fjalës së fundit për okulistiken dhe për matjen e densimetrisë kockore kanë shkuar në katër spitale rajonale në vend.
Urgjencës paraspitalore i është shtuar një flotë e re prej 20 autoambulancash të reja, të cilat kanë rritur jo vetëm flotën motorike, por edhe cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit shëndetësor”, tha Manastirliu.

ata.gov.al