Paketa 370 milionë dollarë/ 100 mln për pagat e punonjësve, 150 mln për faturat; si do mbështeten qytetarët

106

Qeveria ka prezantuar planin me 7 pika për të kapërcyer pasojat e masave kundër COVID-19. Referuar prezantimit të bërë nga kryeministri:

– 25 milionë dollarë për materiale mjekësore e mbështetje për personelin mjekësor

– 100 milionë dollarë për kompanitë, pëmes një instrumenti të garancisë sovrane që kanë që kanë vështirësi objektive për pagat e punonjësve

-65 milionë dollarë për nevojat më imediatëe për shtresat më në nevojë e biznesin e vogël e papunësinë e mundshme

-20 milionë dollarë për Ministrinë e Mbrojtjes, për operacionin humanitar

-10 milionë dollarë si fond rezerve për Këshillin e Ministrave për urgjenca të paparashikuara

-150 milionë dollarë për faljen e kamatë vonesave për 211 mijë abonentë.

-Riskedulim për në 6 mujorin e dytë të tatimfitimit për biznesin nga 2-14 milionë lekë

-Shtyrje e dorëzimit të bilancit deri me 1 qershor për ata që e dorëzojnë në QKB.