Paketa e kataraktës, 3395 pacientë e përfituan falas

21

Rreth 3395 pacientë kanë përfituar falas shërbimin e paketës së kataraktës dhe lentet falas gjatë periudhës janar-nëntor.

Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet e qytetarëve dhe rritur cilësinë e jetës.

Përveçse në QSUT dhe Spitalin e Traumës në Tiranë, ky shërbim është ofruar me financim 100% nga FSDKSH edhe në spitalet rajonale të Fierit, Vlorës, Elbasanit dhe Durrësit.

Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.

/ata.gov.al