Paketa fiskale 2023, përjashtohen nga TVSH donacionet dhe grantet

19

Në Paketën Fiskale të hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për vitin 2023 propozohet përjashtimi nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) i fondeve të marra në bazë të një marrëveshjeje donacionesh apo granti, të lidhur ndërmjet qeverisë shqiptare dhe donatorëve të huaj.

Sipas draftit të siguruar nga ATSH-ja, Ministria e Financave dhe Ekonomisë propozon trajtimin e furnizimeve të mallrave dhe shërbimeve të destinuara për realizimin e projekteve si furnizime të përngjashme me eksportet.

Po ashtu, propozon përjashtim në import të mallrave të furnizuara në kuadër të realizimit të këtyre projekteve.

Drafti, i cili i është shpërndarë biznesit, pritet të kalojë edhe në qeveri dhe më pas të nisë diskutimet në komisionet parlamentare.