Pallatet e reja të 127 familjeve që humbën strehën nga tërmeti

35

Sot u ndanë pamje nga kantieri i rindërtimit në Shijak, ku vijon puna për strehimin e të gjithë banorëve. Këto janë disa nga pallatet e reja në Shijak të 127 familjeve që humbën strehën nga tërmeti.

Pas ndërtimit të infrastrukturës së re të ujësjellës kanalizimeve, në Shijak po ndërtohen 31 pallate të reja me 660 apartamente, që jo vetëm do ndryshojnë cilësisht jetën e familjeve të prekura nga tërmeti, po edhe vetë kushtet urbane të qytetit.

Në Shijak janë rreth 49.800 metra katrorë njësi vetëm për strehim dhe 25.200 të tjera janë ambiente ndihmëse që i shërbejnë të gjithë komunitetit.

/ata.gov.al