Pamje mahnitëse/ Çfarë “fshihet” pas këtij peizazhi magjik në Vlorë

193

Laguna e Nartës është një prej perlave të Shqipërisë, që ofron një panoramë magjepsëse.

Jemi në Kriporet e Nartës, në skajin jugor të ultësirës bregdetare, në afërsi të qytetit të Vlorës. Në periudhën gusht-shtator-tetor, zona është fantastike për shkak se thahet uji dhe mbetet vetëm kripa.

Kriporja e Nartës është e para në Shqipëri.

Kriporet mbulojnë sot një sipërfaqe prej 1 472 ha. Prodhimi i kripës nisi në vitin 1958. Në vitet e para, kriporet prodhonin rreth 25-30,000 ton/vit (Fig. 7) dhe punësonin afro 250 vetë prej fshatrave të zonës dhe qytetit të Vlorës. Prodhimi u rrit në vitin 1970 me 70 000 ton dhe punësonte deri në 800 vetë. Në vitin 1975, kriporet nisën nxjerrjen në treg të kripës së jodizuar me një kapacitet prej 5 000 ton/vit. Prodhimi arriti maksimumin e vet në vitet 1975-1985 me një total prej 140 000 ton kripë. Në atë kohë, kriporet punësonin afro 1250 vetë.