Dritat e festave janë ndezur edhe në qytetin bregdetar të Sarandës këtë dhjetor, duke sjellë atmosferën e magjisë së fundvitit.
Fëmijë dhe qytetarë mblidhen çdo natë në sheshin qendror të qytetit bregdetar, ku ndodhet pema e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, duke festuar ndezjen e dritave shumëngjyrëshe si dhe duke shijuar shfaqjen me këngë e kërcime.
Dekori i këtij viti është shtrirë gjithashtu përtej qendrës dhe këtë vit ka risi që mbeten për t’u zbuluar si nga banorët, ashtu edhe turistët e shumtë që vizitojnë këtë qytet në çdo periudhë të vitit.
Referenca: ata.gov.al