Pamje nga unaza verilindore e Tiranës

9

Ndërtimi i Unazës së Madhe jo vetëm që do të lehtësojë qarkullimin në kryeqytet, por mundëson edhe urbanizimin e zonave përgjatë të cilave ajo kalon.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi sot në rrjetet sociale fotografi nga loti 2, Unaza Verilindore e Tiranës.

Loti 2 ka një gjatësi mbi 2 kilometra dhe konsiderohet segmenti më i gjatë i Unazës së Madhe.

Në këtë aks janë ndërtuar edhe rrugë dytësore të cilat lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit.

Unaza e Madhe e kryeqytetit është e gjatë 27 km dhe e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Referenca: ata.gov.al