Pamje të faunës së egër në parkun “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”

1

Vendosja e kamerave kurth në zonat e mbrojtura ka për qëllim vrojtimin e faunës së egër që ndodhet në këto zona.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau në rrjetet sociale pamje nga kamerat e kurthit të vendosura në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”.

AKZM bëri të ditur se, “këto kamera kanë dhënë rezultatet e tyre, duke dokumentuar dhe konfirmuar praninë e lartë të derrit të egër, kaprollit, ketrit, dhelprës etj”.

Monitorimi i jetës së egër përmes kamerave kurth është një proces i rëndësishëm për të dokumentuar përgjatë periudhave të ndryshme të vitit.

Llojet e faunës së egër jetojnë të qeta në habitatet e tyre falë moratoriumit të gjuetisë.

Zgjatja e moratoriumit deri në vitin 2025 ka si qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër.

/ata.gov.al