Pamje të mrekullueshme, delfinët ‘vallëzojnë’ afër Ksamilit (FOTO)

33

Në kanalin e Korfuzit, saktësisht në ujërat e Gjirit të Ftelesë janë parë duke notuar disa delfinë. Në fotot e shkrepura nga LSA duken qartë gjallesat e detit teksa zhyten dhe dalin sërish në sipërfaqe.

Ato kanë dhuruar spektakël për vizitorët.

Të renditur të tretët në botën shtazore sa i takon inteligjencës, delfinët jo pak herë kanë nxitur interes te studiuesit.

Delfinët jetojnë në grup, por dhe në mënyrë individuale. Në vende ku ka ushqim me bollëk mund të krijohen grupe që mund të kapërcejnë 1000 delfinë.

Ata lëshojnë tinguj për të treguar vendndodhjen e tyre dhe nuk kanë “lider” për t’i udhëhequr.