Pamje të pulëbardhave kokëzezë në liqenin e Shkodrës

5
Pulëbardhat kokëzezë (Chroicocephalus ridibundus) ofrojnë imazhe të mrekullueshme, përgjatë fluturimit të tyre në rezervatin e menaxhuar të liqenit të Shkodrës.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot, në një postim në rrjetet sociale, momente nga fluturimi i tyre mbi liqen.
Ky lloj shpendi parapëlqen habitate të tilla si: ligatinat dhe liqenet përreth brigjeve.
Përgjatë dimrit ju mund të hasni më shumë me to, pasi gjenden në numër më të madh. Pulëbardha kokëzezë ka një gjatësi trupi rreth 35-39 cm dhe koka e saj bëhet ngjyrë e zezë gjatë periudhës së riprodhimit dhe e bardhë me një njollë të errët mbrapa syrit, gjatë dimrit.
Moratoriumi i gjuetisë ka ndikuar në mbrojtjen dhe shtimin e kafshëve dhe shpendëve në zonat e mbrojtura dhe në parqet kombëtare.
/ata.gov.al