Panair festiv për traditën shkodrane të kultivimit të luleve

2

Për të dytin vit radhazi mbështetet një sipërmarrje festive kaq kuptimplotë për Shkodrën, në qendër të së cilës janë lulet, kultivimi dhe mirëmbajtja e të cilave është traditë e hershme dhe talent i rrallë i shkodranëve.

Sheshi i qytetit të Shkodrës është mbushur nga gumëzhimat dhe zërat e fëmijëve që festuan përmes interpretimeve dhe talenteve të tyre.

Më vonë gjatë ditës e në mbrëmje do të ketë plot aktivitete të tjera, ku nuk do mungojnë paradat me motive lulet, “Bilbilat e Vegjël Këndojnë” dhe muzika e mirë e grupeve muzikore më të dashura.

/ata.gov.al