Panairi ndërkombëtar i Slow Food, i cili po zhvillohet në Torino të Italisë, ka mbledhur bashkë shefat e kuzhinës nga e gjithë bota.
Në këtë aktivitet të gastronomisë ndërkombëtare, Shqipëria merr pjesë, e përfaqësuar nga dy shefat e kuzhinës, Altin dhe Sokol Prenga.
Stenda ku shefat shqiptarë kanë promovuar gatimet e tyre ka tërhequr vëmendjen e mjaft vizitorëve në këtë panair.
Shefat të cilët përfaqësojnë Shqipërinë në këtë panair konsiderohen ndër shefat më të mirë të Slow Food-it.

Shqipëria përveç prezantimit me kuzhinën shqiptare, do te prezantohet edhe me muzikën, këngët dhe vallet shqiptare.