“Panairi Work & Study”, çelet edicioni i 10-të

64

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, hapën sot edicionin e 10 të panairit Work & Study. I hapur në ambientet e Muzeut Kombëtar, më shumë se 50 kompani shqiptare afrojnë mundësi punësimi dhe studimi duke sjellë ofertën më të mirë në treg.

Janë 3500 vende vakante të kompanive, ndërsa 15 universitete, shkolla të Larta dhe shkolla të Formimit Profesional sjellin mundësi të mira për ata që duan të ndjekin studimet e mëtejshme. Gjatë tre ditëve të panairit janë të organizuara dhe ditët e këshillimit të karrierës ku të rinjtë kanë mundësi të zgjedhin të ardhmen e tyre.

Panairi i Work & Study i kthyer në një traditë sjell në këto tre ditë mundësi të reja për të rinjtë e Tiranës dhe jo vetëm.