“Panetone Shqiptare” – Trendi i Pastiçerive Këtë Fundvit

33

Festat e fundvitit pa dyshim lidhen 3 gjëra: atmosferë, ushqim të mirë dhe dhurata ku një vend të rëndësishëm e zë padyshim edhe ushqimi. Traditat që ndjekin vit pas viti këtë periudhë të vitit janë thuajse të pandryshueshme dhe të dashura për të gjithë pavarisht nga cili vend i botës vijnë.

Historia e saj nis me një recetë shumë të thjeshtë e cila është pasurar me kohën edhe në vendin tonë. Tredi it ë gjithë pastiçerive krahas ëmbëlsirës më të preferuar të Shqiptarëve që është bakllavaja kanë qenë edhe panetonet e përgatitura vetë.

Një risi të cilën në vitet e kaluara nuk e kemi pasur shumë prezente si një produkt i vetë pastiçerive e madje edhe firmave të njohura. Prandaj në këtë artikull do të rendisim për ju panetonet më të famshme të Shqipërisë, përgatitur nga vetë pastiçierët tanë.

  • Panetone nga Pastiçeri Delikatesë

Pastiçeri delikatesë është një nga më të njohurat në vend pasi ruan emrin e shefit të njohur Sokol Prenga. Ndonëse ka disa vite që në Delikatesë përgatitisn panetone të shijeve të ndryshme,kombinimet edhe këtë vit nuk kanë zhgënjyer.

Panetone me çokollatë

Panetone me krem të freskët fistikësh

Në Pastiçeri Delikatesë ju mund të gjeni panetone klasike me fruta të thara si rrush, qitro dhe limon, me çokollatë, shije fisiku apo me portokall dhe çokollatë. Procesi i përgatitjes së këtyre pnetoneve zgjat 32 orë ku pasurohen me aroma të sjella nga India, Madagaskar, Azia dhe Kreta. Panetonja më e veçantë e cila është ajo me fitstikë vjen me kavanozin e saj të fistikëve të freskët i cili përdoret për të lyer fetët e panetones dhe për ta shijuar atë.

/agroweb.org