Parashikimi i motit për javën ardhshme

2

Java nis me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht të Hënën dhe të Martën paradite. Pas mesditës së Martës, reshjet ndërpriten dhe moti fillon të kthjellohet, duke nisur nga veriu.

E Mërkura dhe e Enjtja do të jenë me mot të kthjellët, por me temperatura më të ulëta në orët e mëngjesit. Të Premten, masat ajrore të ftohta rikthejnë vranësirat dhe reshjet e shiut me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në zonat malore në veri dhe lindje priten reshje dëbore.