Parku i bletëve me 126 koshere në Gjirokastër me mbështetjen e AZHBR-së

7

Kastriot Nana është një ndër përfituesit e masës për mbarështimin e bletarisë, në Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2023, në Gjirokastër.

Ai ka një numër prej 126 kosheresh dhe prej vitesh ushtrojnë familjarisht këtë aktivitet.

Bletaria është një pasion por edhe një punë fitimprurëse, ku për Kastriotin bashkohen më së miri natyra piktoreske e nevojshme për bletët, puna dhe përkushtimi ndaj tyre.

Bletaria është një nga sektorët e rëndësishëm të ekonomisë, e cila ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm në vitet e fundit. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) prej vitit 2009 ka mbështetur vazhdimisht këtë sektor përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes, por edhe programit IPARD.

Mbi 900 fermerë më shumë se në vitin 2022 aplikuan këtë vit për subvencione direkte në mbarështimin e bletarisë, nëpërmjet Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi.

Janë 3899 fermerë në total në shkallë vendi që kanë aplikuan dhe u shpallën përfitues nga skema e mbështetjes “Për mbarështimin e bletarisë”. Në raport me vjet aplikimet për bletarinë janë shtuar 33 %. Për mbarështimin e bletarisë fermerët subvencionohen në vlerën deri në 1000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje.

/ata.gov.al