Parku i Liqenit të Mbreshtanit, atraksion i ri turistik në Berat

38

Një atraksion i ri turistik po i shtohet Beratit.

Ky projekt përfshin shtimin e gjelbërimit dhe pedonalen e re rreth e përqark, për t’i bërë shëtitjet e qytetarëve edhe më të këndshme.

Berati vijon të mbetet ndër qytetet më të preferuara të turistëve.

Në të gjithë qarkun e Beratit numërohen rreth 486 monumente kulture dhe kjo ka një impakt të jashtëzakonshëm, sidomos në rritjen e fluksit të turizmit kulturor sidomos vitet e fundit.

Por turizmi i natyrës është po ashtu atraksion më vete për vizitorët.

Me Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit i cili ka një sipërfaqe rreth 4000 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit, Berati ka tërhequr gjithmonë edhe turistët e natyrës.

“Shtigjet e biçikletave” është një tjetër nismë që nxisin eksplorimin e natyrës në këtë qark.

/ata.gov.al