Parku Kombëtar i Dajtit, shënjohen 100 km për turistët

409

Parku Kombëtar i Dajtit, tashmë ka të gjithë sinjalistikën e nevojshme për të gjithë turistët vendas e të huaj, të cilët do të kryejnë ecje në këmbë apo me biçiklete. Kjo është arritur, falë një projekti trepalësh sponsorizuar nga Qeveria Çeke, ajo e Sllovakisë dhe Austrisë.

Me ndihmën e grupit të alpinistëve të Dajtit, të cilët kanë punuar vullnetarisht, është realizuar vendosja e shenjave dalluese në një hapësirë prej 100 km që nis nga Mali i Dajtit deri në Bizë. Janë shënuar me bojë sipas shenjave evropiane, 25 shtigje për këmbësor dhe 8 për biçikletat malore financuar nga ambasada çeke.

13509133_1047343312016161_6354970280519138522_n13508917_1047342935349532_8074084627712452769_n13502129_1047343445349481_5320832488536102682_n13423972_1047342972016195_6451643856922383057_n