Parku natyror Korab-Koritnik, ATSH: Rreth 40 mijë turistë në janar-shtator

3

Turistët vendas e të huaj edhe gjatë këtij viti kanë preferuar të ngjiten në parkun natyror Korab-Koritnik.

Ky park, i shtrirë në një lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit vijon të vizitohet në çdo stinë të vitit.

Nga muaji janar deri në shtator ky park është vizituar nga 39 735 turistë, nga të cilët 18810 vendas dhe 20925 të huaj.

Destinacionet më të preferuara janë Shtegu i Ngjyrave, si dhe shtegu “Brekijë-Tërshenë-Shkalla e keqe.

Vizitorët gjatë ngjitjes për në mal kvizitojnë dhe monumente të tjera të natyrës, si “Gryka e Vanave”, Ujëvara e Beles, liqeni i Kallabakut, ku shijojnë panoramën që ofron ky liqen.

Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri). Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri, ka një bukuri të rrallë. Përveç tij ka edhe kreshta të tjera vargmali, me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë gjatë pranverës dhe verës.

Burimet e ftohta të ujit, liqenet natyrore, majat e maleve të mbuluara me borë, ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit malor, dimër dhe verë.

/ata.gov.al