Parku Ujor Drilon-Tushemisht, atraksioni turistik në Pogradec

13

Riva del Garda është një territor i njohur në rajonin verior të Italisë që aspiron të bëhet një pikë referimi ndërkombëtare për qëndrueshmërinë mjedisore.

Po kështu, projekti i Parkut Ujor Drilon-Tushemisht do të prezantojë një model të qëndrueshëm të turizmit, duke reduktuar automjetet dhe duke nxitur aktivitetet turistike më miqësore me mjedisin.

Në shtator 2023, një vizitë studimore mblodhi së bashku përfaqësues të AADF, Bashkisë Pogradec, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit në Liqenin e Gardës.

Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të rritur njohuritë për atë se çfarë mund të bëhen Driloni dhe Tushemishti dhe për të krijuar rrjete ndërkufitare midis Pogradecit dhe administratës së Riva di Gardës.

Parku Ujor Drilon-Tushemisht është atraksioni më i ri turistik që i shtohet qytetit piktoresk të Pogradecit.

Projekti synon ta transformojë zonën në një destinacion të pakrahasueshëm ekoturistik, i cili mund të nxisë investime në turizëm që rrisin, promovojnë dhe vënë në veprim burimet natyrore të cilat deri tani kanë qenë të pashfrytëzuara apo të nënshfrytëzuara.

/ata.gov.al