Partneri i parë tregtar, rriten me 29% eksportet shqiptare drejt Italisë

23

Eksportet drejt Italisë në periudhën janar-korrik shënuan rritje me 29 % duke arritur në vlerën e 88.8 miliardë lekëve.

Referuar statistikave të publikuara nga Instituti i Statistikave mbi raportin e tregtisë së jashtme për 7-mujorin, shkëmbimet tregtare me Italinë zunë gati 30 % të vëllimit, duke e renditur atë edhe partnerin e parë tregtar.

Për këtë periudhë drejt Italisë, vendi ynë eksportoi mbi 52 miliardë lekë tekstile dhe këpucë, si dhe mbi 12 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale.

Importet drejt Italisë llogariten për periudhën sipas INSTAT rreth 109 miliardë lekë, nga të cilat gati 22.5 miliardë lekë ishin importet e makinerive dhe pajisjeve, dhe 14 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale.