Pas Bënjës, KKR vendos të shpallë edhe Përmetin Qendër të mbrojtur Historike

424

Këshilli Kombëtar i Restaurimit ka vendosur të shpallë qytetin e Përmetit Qendër të Mbrojtur Historike, duke i dhënë kështu një rol të rëndësishëm si qendër e zhvillimit të turizmit në pjesën jug-lindore të vendit.

Qyteti i Përmetit ka një vendosje e shtrirje urbanistike të goditur. I vendosur në anën e majtë të rrjedhës së sipërme të Vjosës, thuajse tërësisht nën kodrën e Bolëngës dhe rrëzë malit të Dhëmbelit.

Qëndra Historike e qytetit të Përmetit e propozuar shtrihet rrëzë malit, përfshin të gjitha ndërtimet ekzistuese, dhe shtrihet kryesisht në lagjet e Shënkollit (Varrosh), Teqesë, të cilat për nga kompozimi i ndërtimeve dhe rrugëve me kalldrëm, janë lagjet ku kanë mbetur gjurmët më të vjetra të qytetit. Brenda qendrës historike kemi dy objekte kulti: Kisha e Shën e Premtes, e ndërtuar në vitin 1776, dhe e shpallur monument kulture e kategorisë së parë; Kisha e Shën Kollit e shekullit 19-të. Gjurma e rrugës e rrugicat e ngushta me kalldrëme ka të dhëna që i takojnë fillimit të shekullit 19-të. Ka banesa karakteristike ndonëse të trasformuara, porta të harkuara dhe selvi shumë vjecare.

Varroshi, që zakonisht përfshinte banesat përjashta fortesave, ato nën këmbët e kalasë, me kalimin e kohës njihej me emrin lagjia e Shënkollit, sigurisht në kuptimin më të ngushtë, meqë kjo lagje fillonte të shtrihej nën këmbët e bregores së Bolëngës, nga fundi i së cilës ndodhej kalaja. Kjo lagje ndërtuar thuajse nga ana jugore e Bolëngës, zbriste tatëpjetë lagjeve të tjera, mbi të cilat si pozicion mbizotëronte dhe kishte një hapësirë pamjeje të gjerë. Rrugët janë të shtruara në pjesën më të madhe me kalldrëme të realizuar në gure gëlqerorë dhe gurë lumi. Dallohen disa tipologji dhe teknika shtrimi si ratë dhe këllic. Në çdo shtrirje rrugore ekzistonte një linjë qëndrore për kalimin e ujit, që pothuajse çdo ditë, hapej nga mullijntë për të garantuar pastrimin e rrugëve, portave dhe kopshteve.

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Instituti i Monumenteve të Kulturës pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura t’u japë atyre statusin e Qendrave të mbrojtura Historike. Një hap ky, tepër i rëndësishëm jo vetëm për mbrojtjen e mëtejshme të trashëgimisë, por mbi të gjitha për kthimin e këtyre vendeve, në zona me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit.

14925714_1844317152447452_4133102954352699507_n 14925344_1844317209114113_6188883567021435417_n 14925487_1844316745780826_6439499508648556230_n 14955892_1844316989114135_494394246777773672_n