Pas policisë shqiptare, edhe ajo italiane bën jehonë ndërkombëtare për humanizmin e treguar

249

13920911_1014694975305189_5738276146906733062_n

Policia e Romës ka marrë një telefonatë ku është njoftuar se po dëgjoheshin të qara pranë një blloku apartamentesh në një lagje të Romës. Duke ditur se Roma është një vatër e nxehtë e mafias, 4 policë kanë shkuar menjëherë dhe kanë trokitur tek apartamenti ku ishin dëgjuar të qarat ulëritëse. Fillimisht kanë menduar se ka ndodhur ndonjë krim por ata gjetën një çift të moshuar, gruaja 84 vjeçe dhe burri 94 vjeç, të cilët po qanin në divan. Policia i ka pyetur nëse janë plaçkitur apo dhunuar nga dikush por ata kanë mohuar një gjë të tillë.

Policët janë ulur duke biseduar me çiftin e moshuar, gjatë bisedës çifti ka treguar se ata ishin duke parë televizor kur gruaja i ka thënë bashkëshortit se përse kjo botë është bërë kaq mizore dhe indiferente, pastaj ka filluar të qante.

Gjithashtu ata treguan se kishin vite që nuk ishin vizituar nga dikush. Policët treguan se gjendja në shtëpi dukej shumë e mjerueshme, dukshëm ata nuk kishin pasur prej kohësh një vakth të mjaftueshëm për të ngrënë. Gjatë kësaj kohë njëri nga policët ka pyetur çiftin nëse mund të gatuante për ata dhe ka gatuar makarona me parmexhano.

Gatimi ka qenë modest por gjesti i policëve është për të na kujtuar se sa e rëndësishme është që të vizitojmë gjyshërit tanë.

Kjo ngjarje është publikuar në facebook nga stacioni i policisë dhe për pasojë është bërë shumë publike pasi është shpërndarë 23 000 herë.