Pas rikualifikimit urban, nis gjelbërimi i zonës së Kombinatit

129

Pas rikualifikimit të bllokut pranë rrugës “Musine Kokalari” në Kombinat, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për krijimin e minilulishteve si mjedise çlodhëse për të gjithë banorët e kësaj zone.

Bashkia e kryeqytetit ka bërë rikualifikimin urban të të gjithë bllokut pranë Rr. “Musine Kokalari”. Pas plotësimit me stola, kosha, sinjalistikë apo edhe lirimin e hapësirave publike ka vijuar puna me gjelbërimin, i cili po bëhet i mundur edhe në bashkëpunim me vullnetarë apo kompani të ndryshme mbështetëse. Për këtë bllok janë parashikuar rreth 150 pemë dekorative, për të mundësuar plotësimin me bimësi dekorative.