Pas suksesit në Suedi, FORBES shkruan për shqiptarin që hap shkollë muzike në Amerikë

155

Gezim Gashi është shqiptari më i njohur në Suedi sa i përket botës së artit. Emri i tij është përcjellë gjithmonë me lajme të mëdha dhe me suksese kryesisht në botën e muzikës. Ai u largua nga Kosova për në Suedi si fëmijë në vitin 1992, për t’u shndërruar sot në një yll atje

Por, Gashi nuk u mjaftua vetëm me suksesin e tij në Suedi, ëndrrat e tij ishin më të mëdha. Ai mori rrugën për në Los Angeles për të vazhduar rrugëtimin e nisur e për t’u futur në industrinë më të madhe të muzikës, atje ku edhe debutoi me disa këngë shumë të suksesshme.

Por tashmë ai befason me një tjetër lajm shumë të madh.

Gezim Gashi bëhet shqiptari i parë në botë që po hapë një shkollë të artit në Amerikë.

Gashi për dy vitet e fundit ka zhvilluar markën për shkolla dhe kompani të tjera në Suedi dhe Evropë dhe përmes punës së tij ka marr fokusin e Forbes dhe Huffington Post. Gezim Gashi po studion aktualisht Ndërmarrësin në Shkollën e Biznesit të Harvardit dhe tani po bëhet suedezi dhe shqiptar i parë që po nis zhvillimin e  një shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.