Pas trajnimit në në Universitetin e Kansasit, Fatjona sjell eksperiencën amerikane në Repartin e Radioterapisë në QSUT

44

Fatjona Kraja është një prej mjekeve të njohura shqiptare. Ajo është kthyer së fundi në Shqipëri pasi mbaroi me sukses programin Fulbright Scholar në Universitetin e Kansasit në SHBA, ku fitoi përvojë në kërkimin klinik të kancerit dhe përparimin në trajtimin e radioterapisë, përfshirë teknika të reja.

Fatjona Kraja punoi ngushtë me profesorin e saj dhe anëtarë të tjerë të stafit në Qendrën e Kancerit të Universitetit të Kansasit.

“Fatjona sjell ekspertizë të re në Shqipëri me punën e saj në Repartin e Radioterapisë në QSUT “Nënë Tereza””, thuhet në njoftimin e ambasadës se SHBA.