Pastrim e dezinfektim në plazhin e Durrësit në prag të sezonit turistik

3

Në Durrës kanë nisur përgatitjet për të hapur sezonin turistik veror, me pritshmëritë e larta që sugjerojnë shifrat e deritanishme të vizitorëve dhe me synimin për një mjedis sa më të pastër.

Në plazhin e Durrësit, ku paralelisht me projektin e Rilindjes Urbane të tij, punohet për shtrirjen e shtresave të rërës dhe dezinfektimin sezonal, në pritje të një sezoni të ri veror me më shumë turistë.

Durrësi është kryeqyteti i turizmit dhe janë marrë të gjitha masat që gjithçka të jetë gati për të pasur një sezon veror të suksesshëm.

Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra janë vënë në shërbim të qytetarëve dhe sidomos fëmijëve.

Përveç punës së përditshme të punonjësve të bashkisë Durrës, është i domosdoshëm edhe kontributi i çdo qytetari, që të mos ndotin ambientet e përbashkëta.

/ata.gov.al