Pastrohen mbetjet e hedhura në lumin e Tiranës

486

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me një aksion të gjerë për pastrimin përgjatë rrjedhës së lumit të Tiranës nga “Ura Babrroit ” deri te “Ura Institutit”.

Grupi Task Forcë DPN1, Prefektura ,Forcat e Armatosura ,DPN2 , DPN3 dhe AlkoImpex, kanë bashkuar forcat duke pastruar mbetjet të cilat ishin hedhur aty nga qytetarë të papërgjegjshëm. Ky ishte dhe viti i parë në gjithë këto vite që banesat në dy anët e Lumit të Tiranës nuk u përmbytën si rezultat i ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e tij. Rehabilitimi i brigjeve të tij me anë të mbrojtjes primare me mure gabioni në zona me rrezikshmëri rrëshqitjeje dhe me boulders (konturim me gurë të mëdhenj) në pjesën tjetër, jo vetëm që e ka sistemuar lumin në shtratin e vet duke mbrojtur banesat, por i ka dhënë kësaj zone një nga vlerësimet më të mëdha të pronës dhe cilësisë së jetës në njësinë 11, njësinë 9, 8 dhe 4. 

Burimi: Shqip.com