Në Fier po vijon puna për pastrimin e segmenteve të rrugëve rurale, me qëllim lehtësimin e qarkullimit për drejtuesit e automjeteve.
Heqja e shkurreve anës rrugës siguron po ashtu edhe më tepër fushëpamje për drejtuesit e automjeteve, duke evituar në shumë raste edhe aksidentet rrugore.
Bashkia e Fierit po vijon me intensitet pastrimin e territorit në çdo njësi administrative.
Pastrimi i rrugëve rurale mbetet prioritet i punës së bashkisë, e cila ka vijuar pa ndërprerje për të siguruar lehtësi në qarkullimin e mjeteve.
/ata.gov.al